JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik.

Sipas raportimeve një trajler me skrap është përmbysur dhe ka zënë poshtë një autoveturë. Dyshohet se ka persona të plagosur, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.

Scroll to Top