Tragjedia rrugore që i mori jetën në lule të rinisë, Ildi Pajtonit

Editor
2 Min Read

Fund i dhimbshëm dhe tragjik për një djalë në lule të rinisë, pasi një aksident me motor rezultoi fatal për jetën e tij.

Ildi Pajtoni, djali që shikoni në foto, ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor në afërsi të fshatit Harizaj në rrugën që lidh Rrogozhinën me Kavajën.

Ngjarja ka ndodhur më 30 qershor 2024 dhe dje më 15 korrik i riu ka ndërruar jetë.

I ndjeri, djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër, Armando Pajtoni, raportohet se ka bërë aksident me motor.

Sipas të dhënave mediatike, Pajtoni ishte duke udhëtuar me një motor kur ndodhi përplasje mes mjetit të tij dhe një fugoni me targa Kosove në superstradën Rrogozhinë-Kavajë

Djali 27 vjeçar pësoi pësoi plagë të rënda dhe nuk arriti të shpëtojë.

Lajmi i rëndë u dha nga vëllai i viktimës, Redi Pajtoni, i cili në një postim shkruan: “Ah zemra e vëllait pse më le vetëm”.

I ndjeri ishte nipi i biznesmenit që ngriti qendrën tregtare Pajtoni Center.

Policia e Tiranës e pyetur nga noa.al mbi ngjarjen, nuk dha një informacion zyrtar deri në momentet e publikimit të këtij lajmi.

Amarildo Pajtoni i njohur si Ildi, ishte plot pasion për sportin, detin, etj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *