JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunoi barbarisht me sende të forta 42-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 35 vjeçar nga Peshkopia është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës si autor i dyshuar i dhunimit të 42 vjeçarit Rigels Kaso, i cili u gjet të hënën në mes të rrugës. Ndaj 35 vjeçarit rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje. 42 vjeçari kishte marrë lëndime të shumta në pjesën e kokës por ndodhej në gjendje të stabilizuar në spital. Gazetari Ervin Leka raportoi se 42-vjeçari është punonjës i një rrjeti interneti dhe nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me punën apo me ndonjë konflikt personal.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Scroll to Top