Mbytet në Golem turistja sllovake.
‘Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes’, informon policia.
Deri më tani disa turistë kanë humbur jetën në plazhet e Shqipërisë.