JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherr me shqiptarëve në Greqi në një restorant

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sherr mes dy shqiptarëvë në Greqi ka agravuar deri në plagosje. Mësohet se një person i plagosur nga mbetur nga sherri në ishullin Kos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike.

Sipas raportimeve dy shqiptarë janë konfliktuar për një klient. Mësohet se menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj.

Dy burrat u përplasën me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhunoi brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë profesionist i sporteve marciale në të kaluarën.

Nga sherri u plagos pronari i biznesit tjetër, i cili fillimisht u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kos për t’iu dhënë ndihma e parë pasi kishte lëndime në kokë, më pas iu rivlerësua gjendja dhe u dërgua në spitalin e Rodos ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv me dëmtime të rënda në tru. 31-vjeçari shqiptar është arrestuar nga Policia dhe ndodhet në paraburgim, si dhe 2 bashkatdhetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në sherr.

Scroll to Top