Në mbyllje të fjalës së sotme përpara kryetarëve të bashkive, kryeministri Rama bëri batuta me Pjerin Ndreun.
Teksa po i thoshte kryebashkiut të Shijakut, që të jetë shembull për Pjerin Ndreun në procesin e legalizimit, Rama nuk la pa përmendur të kaluarën e Ndreut si polic.
Kjo mesa duket solli irritimin e Ndreut që tha se ndihet krenar për atë që ka qenë.
Rama: Kam një fjalë për ty, Elton: ishe kampioni i rindërtimit. E bëre Shijakun avangardën në rindërtim duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Dakord? Sepse kur i thosha Pjerinit merr shembullin nga Shijaku për rindërtimin thoshte është punë e vogël. Shembullin tënd t’ja tregoj Pjerin Ndreut dhe ti them ja si bëhen legalizimet se nuk do rrimë vetëm duke të lavdëru ty policia.
Ndreu: Njolla e policit më ka ndjekur. E kam për nder.
Rama: Të mos ishe polic nuk do ishte kryetar bashkie. Ja e sheh, bën polemikë. Ai merak do dali me shpirtin.
Ndreu: Kur doni me sha njeri thoni je ba si polic.
Rama: Pse përhap lajme të rreme. Nuk e them, këtë shaka e bëre si polic.
Ndreu: Mund ta bëjmë më mirë procesin e legalizimit. Kemi rol honorifik.
Rama: Nuk je i qartë dhe nuk je sepse dole këtu se të doli emri si polic, nuk je i përgatit. Është bashkia që do udhëheqi procesin. Kadastra merr emrat e bashkisë dhe bën regjistrimin. Çfarë nuk pasqyrohet shkoni tek ministri. Nëse lëmë vetëm në një dorë, do kemi probleme.
Ndreu: Prapë kam mendim ndryshe.
Rama: Me këtë konkluzion të policisë, ju falënderoj dhe punë të mbarë.