Kthim në atdhe! Fluks i lartë emigrantësh në pikat doganore

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në stacionin kufitar të Kakavijes gjatë kësaj të mërkure është regjistruar një fluks i lartë lëvizjeje. Në sportele janë regjistruar rreth 5 mijë persona dhe 2 629 automjete që kanë udhëtuar në të dyja anët e kufirit.

Pjesa më e madhe e personave janë bashkatdhetarët tanë që udhëtojnë në drejtim të vendlindjes apo rikthehen në Greqi.

“Për pushim po shkojmë ne Greqi, kemi vajtur gjatë verës 4-5 herë. Nuk kemi pritur gjatë në rradhë sot, sapo kemi ardhur” –shprehet një qytetar.

Në këtë periudhë pushimesh verore nëpërmjet doganës së Kakavijës lëvizin në kufi edhe turistë nga vende të ndryshme të botës.

“Jam nga Polonia,kam udhëtuar me motorr përreth Shqipërisë, tani do të shkoj për të qënduar një ditë në Greqi dhe do të rikthehem sërish në vendin tuaj.” –thotë një turist.

Strukturat e policisë janë në gatishmëri për evitimin e radhëve të pritjes ,garantimin e sigurisë publike, goditjen e krimit ndërkufitar si dhe shmangien e aksidenteve përgjatë rrugëve kombëtare që lidhin Kakavijen me zona të tjera të vendit.

Scroll to Top