Zjarri djeg lokalin, garazhe dhe automjete në Nartë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shkëndijë elektrike është bërë shkak për zjarrin e rënë në një dyqan në Nartë të Vlorës.

Policia thotë se nga zjarri është djegur një lokal si dhe dy garazhe, një makinë dhe dy motora.

“Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental”, bën me dije policia.

Scroll to Top