Mëngjesit të sotëm rreth orës 08:08, një tërmet me epiqendër në Campi Flegrei dhe magnitudë 3.6 është r egjistruar në Napoli të Italisë.
Nga qendra në Fuorigrotta, tërmeti është ndjerë dukshëm në lagje të ndryshme të Napolit, veçanërisht në katet e sipërme.
Prej muajsh e gjithë zona e Flegrës, ka qenë objekt i aktivitetit sizmik, duke krijuar panik te popullata.
Mediat italiane, bëjnë të ditur se tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera.