Një sulm me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Durrës.
Sipas burimeve të Euronews Albania, bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.
Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, pranë ish-degës ushtarake.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.