Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ish-ministri është pyetur mbi një orë nga prokurorët e çështjes.
Sandër Lleshaj u largua nga detyra e ministrit të Brendshëm më 10 dhjetor të 2020-s, pas protestave që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.