Një grua është plagosur sot me thukë dhe policia thotë se autori është nipi i burrit të saj.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, raporton noa.al.
I riu Ardit Nuhu 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen Fatmira Nuhu, rreth 70 vjeçe.
E moshuara ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Ardit Nuhu, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /noa.al
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.