JiL.al - Jeto i Lumtur

Trafikonte makina të vjedhura në Itali/ Arrestohet në port autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Luxury cars’ është ndaluar nga policia në Portin e Durrësit.

Mësohet se ai ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e premte, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Njoftimi i Policisë:

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Luxury cars”, të zhvilluar ditën e djeshme nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë kapet dhe ndalohet në Portin e Durrësit 33-vjeçari.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Luxury cars”, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, ndaluan shtetasin 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Scroll to Top