Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se policia po heton shkaqet dhe motivin që çoi në vrasjen e policit serb në Loznicë, ku autor i dyshuar ishte shqiptari Faton Hajrizi, i cili u ekzekutua nga policia serbe.
Sipas mediave serbe, Daçiç ka thënë se do të arrestohen të gjitha ata që kanë ndihmuar Hajrizin. Ndër të tjera, Daçiç u shpreh se Serbia do të kërkojë arrestimin e vëllait të Faton Hajrizit, i cili jeton në Gjermani.
“Do të hedhim dritë mbi çdo detaj dhe do të arrestojmë personat që kanë qenë të përfshirë dhe do të kërkojmë nga Gjermania që të arrestojë edhe vëllain e tij dhe të sqarojë historinë rreth dokumenteve të tij, dmth letërnjoftimin gjerman dhe pasaportën e lëshuar nga autoritetet e Kosovës”, theksoi ministri serb