Shpërthimi me tritol në derën e banesës sipas motrave Nikolli është bërë me urdhër të Nuredin Dumanit. Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre, Enea Thomarai, që aktualisht ndodhet në gjendje kome. SPAK tërheq dosjen e shpërthimit të kryer në banesën ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.
Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha çështja që ishte regjistruar pranë Prokurorisë së Elbasanit për plagosje të rëndë, posedim eksplozivi etj., do t’i bashkohet të njëjtit hetim ku i penduar është Nuredin Dumani.
Alda Nikolli deklaroi në SPAK se kishte lidhje me Nuredin Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm online nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj. Shpërthimi me tritol në derën e banesës sipas motrave Nikolli është bërë me urdhër të Nuredin Dumanit. Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre, Enea Thomarai, që aktualisht ndodhet në gjendje kome