Zgjedhjet në Himarë, 11 parti bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në datën 4 gusht do të mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, e cila ende nuk ka një kryebashkiak.

Janë 11 parti që kanë bërë kërkesë për regjistrim në KQZ, duke filluar nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe PBDNJ.

Gara e 4 gushtit për kryebashkiakun e Himarës pritet të zhvillohet vetëm mes dy kandidatëve.

Mazhoranca me Vangjel Tavon dhe opozita me Petro Gjikuria nën koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Me regjistrimin e partive dhe kandidatëve, në 27 korrik nis zyrtarisht dhe fushata zgjedhore.

Lista e partive:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
  2. Partia e Lirisë (PL);
  3. Partia Republikane (PR);
  4. Partia Demokristiane (PDK);
  5. Partia Balli Kombëtar (PBK);
  6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
  7. Fryma Re Demokratike (FRD);
  8. Partia Demokratike (PD);
  9. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA);
  10. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);
  11. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH).
Scroll to Top