JiL.al - Jeto i Lumtur

Konflikti fizik brenda Bashkisë së Tiranës, reagon ministri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tedi Blushi dhe Halit Valteri u përfshinë në një koflikt fizik këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në Bashkinë e Tiranës. Një fotografi e shkrepur nga Agim Rama tregon momentet e dhunës mes dy politikanëve. Më pas në polici është shoqëruar sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Lidhur me këtë ngjarje u pyet në “Now me Erla Mëhillin” edhe Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, i cili tha se shoqërimi i Blushit duhet të jetë bërë pasi personi tjetër mund ta ketë denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa më tepër se te ngjarja u ndal te risia e policisë së shtetit ku sipas tij personat e shoqëruar nuk qëndrojnë më 10 orë, por 5.

“Minimalisht nëse ajo ngjarje ka ndodhur në mbledhjen e këshillit Bashkiak, mendoj se një nga palët duhet të ketë bërë ankesë. Nëse ka bërë është detyruar personi tjetër që të shoqërohet në polici për t’ju marrë deklarimi. Madje, ja një risi e ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Shoqërimi në ligjin e vjetër është 10 orë, me ligjin e ri do të jetë 5 orë. Mua si Ministër i Brendshëm nuk më lejohet të kem një koment politik si ministër i Brendshëm. Unë jam betuar para kushtetutës dhe para kolegëve të mi deputet, unë di ta ndaj rolin e Taulant Ballës si politikan dhe detyrën time si Ministër i Brendshëm. Dhuna është absolutisht e papranueshme.

Scroll to Top