Ndërron jetë pushuesi në plazhin e Pish Poros

Editor
1 Min Read

Një pushues i moshës 60-vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Pish Poros, në Fier.

Policia thotë se ai dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, pasi ka humbur jetën në momentin që është futur për t’u larë në ujë.

Rastet e vdekjeve në plazh për shkak të arrestit kardiak janë të shpeshta në vendin tonë, dhe ndodhin kryesisht kur personi qëndron për një kohë të gjatë në vapë dhe më pas zhytet menjëherë në det, duke i shkaktuar trupit një ndryshim drastik të temperaturës.

“Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *