Hëna “bën paradë” në rrathët olimpikë të kullës Eiffel

Editor
1 Min Read

Njerëzit në Paris shijuan një spektakël të mrekullueshëm, teksa hëna kaloi në rrathët olimpikë të vendosur në Kullën Eiffel. Konstruksioni 29 metër i gjerë dhe 13 metër i lartë është krijuar nga çelik i ricikluar.

Përveçse simboli i Parisit, Kulla Eiffel do të jetë skena kryesore gjatë Lojërave Olimpike të verës, me aktivitetin e volejbollit të plazhit që do të zhvillohet pikërisht në sheshin poshtë “Zonjës së Hekurt”.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë së hapjes, ku sportistët do të parakalojnë në lumin Senë, një pjesë e udhëtimit do të kalojë pikërisht aty. Disa copa metali të marra nga Kulla Eiffel janë përdorur në medaljet olimpike të Paris 2024. Eventi më i rëndësishëm sportiv do të nisë më 26 korrik dhe përfundon në datën 11 gusht.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *