JiL.al - Jeto i Lumtur

Regjistrohet dita më e nxehtë e planetit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të dielën e 21 Korrikut, planeti ynë regjistroi temperaturën më të nxehtë të të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Europian, 21 Korriku ishte 17.09 gradë Celsius, një vlerë kjo mesatare në rang global.

Në krahasim me vitin 2023, kjo temperaturë është 0.01 gradë Celsius mbi rekordin e vitit të kaluar.

Por 21 Korriku 2024 ka shënuar ditën më të nxehtë që prej vitit 1940. Rekordi i të dielës u shënua pas temperaturave përvëluese me të cilat përballen shumë shtete, të tilla si ato në Europën Jugore dhe rreth 100 qytete në SHBA.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për ngrohjen globale. Rritja e papritur e temperaturave është e lidhur të nxehtin jo normal në disa pjesë të Antarktidës. Ngrohja e shpejtë e këtij kontinenti po alarmon shkencëtarët që me shkrirjen e akujve do të shkaktohet rritja e nivelit të deteve.

/tvklan.al

Scroll to Top