Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar ditën e sotme se anija shqiptare e patrullimit Oriku ka shpëtuar një gomone me emigrantë që rrezikonin të mbyteshin në detij Egje.
Përmes një postimi në Facebook Peleshi tha se emigrantët i janë dorëzuar Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme, për shkak se ndodheshin në ujërat territoriale që i përkasin Greqisë.
Gjithashtu anija Oriku është caktuar prej kohësh si një ekuipazh paqeruajtës që ndihmon në monitorimin e Egjeut me detyrë të caktuar nga NATO.
“Anija shqiptare Oriku me mision në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës. Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord. Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme,” shkruan Peleshi.