Partizani humbet ndeshjen e parë në Gjeorgji!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Partizani u mund me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Conference League, përballë Iberia 1999 me shifrat 2-0.

Ndeshja u zhbllokuan ë minutën e 31-të me një penallti të shndërruar në gol nga Nonikashvili.

Ndërkohë që nga minuta e 47-të gjithçka u bë më e thjeshtë për vendasit pasi mbeti me 10 lojtarë pasi Rrapaj mori kartonin e dytë të verdhë.

Ata gjetën golin e dytë pas 10 minutash që ishin në superioritet numerik, me anë të Syllas dhe me shifrat 2-0 u mbyll i gjithë takimi në favor të gjeorgjianëve. Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

B.T (Dosja.al)

Scroll to Top