Zjarri në malin pranë portit në Shëngjin, ja si paraqitet

Editor
2 Min Read

Momentalisht flakët nuk përbëjnë për banesat, ndërkohë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj, por nuk përbën problem për zonën e banuar.

Edhe në Tropojë dhe Has vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Flakët vazhdojnë në zonën pyjore të fshatit Zogaj, në vendin e quajtur Maja e Krajlicës dhe në vendin e quajtur Firza e Qemes, afër fshatit Kishaj. Për shuarjen e flakëve, pritet angazhimi i forcave zjarrfikëse.

Situata e zjarreve në bashkinë Has

Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri, ku aktualisht të dyja janë aktive. Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Has do të angazhohen: nga bashkia 50 forca, dhe nga Reparti usht. nr.1120 Kukës 30 forca, 1 Autozjarrfikëse dhe 1 mjet transport trupash.

Situata e zjarreve në bashkinë Tropojë

Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë. Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll. Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën dhe vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Tropojë do të angazhohen: nga bashkia 120 forca, -nga institucionet lokale 60 dhe forcat e armatosura sipas kërkesës së bërë. Në terren operacionet do të drejtohen dhe monitorohen nga Kryetarët e bashkive Tropojë dhe Has në bashkëveprim me drejtuësit kryesor të njësive ushtarake e të strukturave operacionale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *