Policia megaoperacion kundër kultivimit të drogës

Editor
2 Min Read

Mbi 8 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar në Vaun e Dejës në kuadër të operacionit policor kombëtar “Territor i pastër”.

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Policia po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë, autorët e veprimtarisë kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan  8602 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *