Një zjarrë ka shpërhyer pak minuta më parë në afërsi të një subjekti tregtar në Gjirokastër.
Nga të dhënat e para që vijnë nga vendi i ngjarjes, mësohet se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.
Burimet bëjnë me dije se zjarri është vendosur rreth orës 21:30 minuta, shumë pranë një subjekti që tregton materiale ndërtimi.
Zjarri është konstatuar nga pranari i subjektit, L.B.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe moslejimin e përhapjes së tyre.