Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.
1.Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorise Vlore.
2.? Eriona Dautaj, magjistrate ne Shkolle te Magjstratures, ish oficere policise gjyqësore ne Prokurorine e Krimeve te renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.
3.Astrit Vladi
4.Radovan Cela, avokat.
Astrit Vladi është vëllai i personit qe solli 3.4 mln euro me Toyota Auris. Radovan Cela është avokati i tij.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit, ndërsa SPAK aktualisht po zhvillon operacion në qytetin bregdetar të Vlorës.
Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.