JiL.al - Jeto i Lumtur

Si do të jetë moti për gushtin!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Meteorologu Hakil Osman ka bërë një përmbledhje të situatës së motit gjatë javës që sapo ka nisur dhe në vijim.

Sipas tij edhe pse temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë me 2 deri 3 gradë ajo do të jenë në vlerat 37-38 gradë celcius shumë të përshtatshme për pushuesit. Pas ditës së mërkurë do të kemi një rënie të lehtë dhe reshje të pakta në zonat lindorë.

Gushti parashikohet të ketë temperatura më të të larta se normalja e muajit.

“Java ka nisur me temperatura të larta, dita e sotme dhe po ashtu ajo e nesërmja do te këtë temperatura të larta shumë pranë 40 gradë celcius. Elbasani do të shënojë temperaturën më të lartë. Ndërsa në Tiranë, Gjirokastër dhe në Shkodër sot edhe nesër do të ketë temperatura 38-39 gradë celsius.

Edhe vija bregdetare do të ketë temperatura të larta nga 36-40 gradë celsius. Ndërsa zona me e freskët është ajo lindore duke bërë që të jenën nga 33 gradë celsius në juglindje dhe në veri lindje që shkojnë deri në 37 gradë celsius në qarkun e Kuksit.

Kushtet atmosferikë do të jetë drejt kthjellimeve me intervale të gjata me diell dhe gjatë mesditës do të ketë re në zonat lindore. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që gjatë orëve të mesditës të kemi temperatura 37-38 gradë celcius.

Po ashtu edhe vranësirat do të shtohen duke filluar nga e mërkura ku në zonat veriore dhe ato lindore gjatë fundjavës të kemi edhe reshje të pakta shiu.

Në ndryshim nga ditët që kemi kaluar në orët e mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes temperaturat të jenë më të ulëta, pra mëngjeset dhe darka pritet të jenë më të freskëta.

Por nuk duhet të tremben ata që janë me pushime pasi edhe pse temperaturat kanë pësuar rënie 37-38 janë të larta dhe pushuesit mund të bëjnë pushimet normalisht. 15 ditëshi i parë i gushtit do të ketë vlera më të larta se normalja shumë të përshtatshme për plazh”- deklaron meteorologu.

Scroll to Top