Donjeta Sadiku e mbyll Olimpiadën në vendin e nëntë

Editor
1 Min Read

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku është ndalur në vendin e nëntë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sadiku u mund nga kolumbiania, Valdes Pana, në kategorinë për femra deri në 60 kg.

Donjeta dha maksimumin e saj, por që nuk mjaftoi për t’iu ngritur dora lartë në këtë event të rëndësishëm”, shkruhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Sadiku e kishte fituar ndeshjen e parë, duke e mposhtur Thanaya Somnuek të Tajlandës.
Kjo ishte paraqitja e dytë e 25-vjeçares nga Prishtina në Lojëra Olimpike, pas debutimit me ftesë në Tokio 2020, kur kishte humbur qysh në luftën e parë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *