Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Editor
2 Min Read

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri. Kuvendi mblidhet sot në 18:00. Socialistët nga ana tjetër kanë mbledhur firmat për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Tre anëtarë të rinj do të shtohen Qeverisë Rama, ndërsa më surpriza nga të gjitha ishte largimi i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm pas një vit pas emërimit në një prej dikastereve më të rëndësishëm. Megjithatë Balla nuk do të largohet nga kabineti, edhe pse këtë herë do të jetë ministër pa portofol, teksa do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentit.

Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mban detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.

NDRYSHIMET NË KUVEND

Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali- Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi- Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi- Zëvendëson Bledi Çuçin

NDRYSHIMET NË QEVERI

Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *