Me pranga në duar, Beleri mbërrin në Gjykatën e Fierit

Editor
1 Min Read

Fredi Beleri ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Fierit me pranga në duar. Ai kërkon lirinë me kusht. Seanca e së hënës, u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit. Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shpreh ndër të tjera Beleri.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, për blerje votash. Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burg nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *