JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapet me drogë në banesë,bie në pranga 59-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e kantonit Glarus në Zvicër arrestoi një tregtar narkotikësh. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar, i cili u kap në Niederurnen.
Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge.

Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe përzierës.
59-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet e mëtejshme nga policia kantonale Glarus janë duke u zhvilluar.
Procedurat janë duke u zhvilluar nga zyra e prokurorisë publike të kantonit Glarus.

Scroll to Top