Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm

Editor
2 Min Read

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku morën pjesë zyrtarë e titullarë të institucioneve të varësisë.

Zoti Hoxha tha se një pjesë e konsiderueshme e karrierës së tij lidhet ngushtësisht me detyra në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, fillimisht si punonjës, drejtues e tashmë titullar, çka rrit ndjenjën e përgjegjësisë për këtë detyrë.

Ai listoi shkurtimisht disa prioritete si Ministër i Brendshëm, duke nisur nga reformimi gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar ngjarjet kriminale e rritur sigurinë publike, apo përmirësimin e sjelljes dhe etikën e trupës policore në raport me qytetarët.

“Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit” theksoi ministri Hoxha. Duke e konsideruar udhërrëfyes, dosjen e dorëzimit të detyrës nga Ministri paraardhës, ai shprehu gjithë angazhimin personal e profesional në detyrën e re.

Ish-ministri i Brendshëm Balla e konsideroi nder të madh të shërbente si Ministër i Brendshëm. Ai renditi disa arritje në këtë një vit në detyrë, duke nisur nga miratimi i disa akteve ligjore me rëndësi, si ai për Policinë e Shtetit, ligji për Gjendjen Civile, apo finalizimin e projektligjit për rikuperimin e aseteve të fituara nga krimi. Më tej përmendi rezultatet konkrete si Paketa e Sigurisë në Shkolla, apo operacionet kundër narkotikëve e armëmbajtjes pa leje. Procesi i vetëpastrimit të Policisë, sipas Ballës po jep çdo ditë rezultate.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *