JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Koalicioni’ i katër shteteve: Plani për kakmarrje ndaj Izraelit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zyrtarët e lartë të Iranit do të takohen të enjten me përfaqësues të aleatëve rajonalë nga Libani, Iraku dhe Jemeni për të diskutuar mbi hakmarrjen e mundshme kundër Izraelit pas vrasjes së liderit politik të Hamasit në Teheran, Ismail Haniyeit, raporton “Reuters”.

Rajoni përballet me rrezikun që lufta në Lindjen e Mesme të zgjerohet midis Izraelit dhe Iranit pas vrasjes së djeshme të Haniyeit në Teheran dhe vrasjes të së martës të një komandanti të lartë të Hezbollahut në një sulm izrael it në periferi të kryeqytetit libanez Bejrut. Ushtria izraelite konfirmoi se edhe lideri ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif, është vrarë në një sulm ajror të 13 korrikut.

Irani dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyehit. Izraeli, i cili është në luftë me Hamasin në Rripin e Gazës, as nuk e ka pranuar dhe as mohuar vrasjen e Haniyehit, i cili gjendej në Teheran për inaugurimin e presidentit të ri të Iranit. Izraeli ka një histori të gjatë të vrasjes së armiqve jashtë vendit, duke përfshirë shkencëtarët bërthamorë iranianë dhe komandantët ushtarakë.

Scroll to Top