JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekstradohet nga Belgjika rivali i Ervis Martinajt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka, miku që u bë rival me Ervis Martinajn

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje.

Leonard Duka u arrestua në Belgjikë, më 18 maj 2024.

Kujtojmë që Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat.

Duka është arrestuar në vitin 2019-n kudër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksesshëm.

Scroll to Top