Turisti shqiptar kapet duke shitur kokainë në Francë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Mediat vendase bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar është kapur në flagrancë nga policia duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut. Gjithashtu ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte.

40-vjeçari është befasuar të martën e 30 korrikut nga një patrullë policie teksa po shiste kokainë në parkingun e McDonald’s, blerësve të kontaktuar në platformat e internetit. Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë. 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.

I gjykuar sipas procedurës së paraqitjes për pranimin paraprak të fajit, ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte më 1 gusht dhe menjëherë u burgos. Si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top