Tentoi të vriste bashkëatdhetarin, bie në pranga 44-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se qëlloi me thikë një bashkëatdhetarin e tij pas një debati që pati mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Fossanais, ndërsa i plagosuri kishte marrë plagë në trup, pasi ishte goditur me thikë. Ai u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.
Informacionet paraprake të mbledhura nga dëshmitarët okularë kanë lejuar ushtarakët të rindërtojnë shpejt dinamikën e ngjarjes.

Autori i dyshuar pas një debati që kishte me shqiptarin tjetër, u largua, për tu rikthyer sërish në lokal, por këtë herë i armatosur me një thikë. Ai qëlloi në stomak personin e plagosur dhe më pas u largua me automjetin e tij.

Kur shkoi në vendin e ngjarjes, policia gjeti personin e plagosur të ulur në një karrige, ndërsa tentonte të ndalonte gjakderdhjen.

Autori i dyshuar u kap disa minuta pas ngjarjes, ndërsa në automjetin e tij, u gjet jo vetëm thika me shenjat e gjakut, por edhe dy thika të tjera.
44-vjeçari shqiptar mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top