Kush është Viktor Marku, personi i shoqëruar në polici

Editor
1 Min Read

SHKODËR- Detajhe të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mësohet se Viktor Marku është personi që qëlloi dje në ajër me armë pas një konflikti me disa persona. Ngjarja ndodhi në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër.

Marku pas ngjarjes është ndaluar nga policia ndërsa mësohet se ai është i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë. Ai u lirua për mungesë provash nga gjykata e Tiranës ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërmarë një akt tjetër të rëndë duke qëlluar në drejtim të personave që u konlfiktua por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Përveç Markut, Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij. Në një automjet tip BMë është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar.

Më tej bëhet me dije se policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Ende nuk dihet arsyeja se pse është regjistruar kjo ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *