JiL.al - Jeto i Lumtur

Pësoi aksident, 64-vjeçari digjet brenda në automjet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët. Viktima është rreth 64-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe një person ka mbetur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”,

 tha Gashi.

Scroll to Top