JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjedhjet për kryebashkiak në Himarë/ I ati në burg

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Edhe djali i Fredi Belerit ushtroi të drejtën e votës mëngjesin e sotëm në një nga qendrat e votimit në Himarë.
Petro Beleri i drejtohet qendrës së votimit, ndërkohë babai i tij ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pasi të mbarojë dënimin do të ulet në karrigen e deputetit të Parlamentit Europian pasi u zgjodh me 237 mijë votat e qytetarëve greke në zgjedhjet e 10 qershorit, si përfaqësues i Partisë Demokracia e Re.

Në garë janë Vangjel Tavo Palase i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës. Pritet që të dy kandidatët të votojnë në orën 10:00. Ndërkohë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë.
Është raportuar se në disa QV ka pasur debate mes komisionarëve nëse do të lejohen të votojnë apo jo votuesit me karta ID të skeduara.

Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara. Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta ID të skaduara, ndërkohë në Himarë Fshat vazhdon i pezulluar votimi për shkak të këtij problemi deri në një përgjigje nga KQZ.

Scroll to Top