JiL.al - Jeto i Lumtur

Noka akuza nga Himara: 500 euro një votë, në fund do mblidhen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ditën e sotme ndodhet në Himara ndërsa janë zhvilluar votimet e pjesshme për kryebashkiakun e ri. Noka gjatë fjalës së tij nga Himara hodhi akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me procesin e votimit për kryetarin e bashkisë.

Ai tha se sot ka qenë një ditë që himarjotët dhe shqiptarët kanë parë një farsë që ka nisur kohë më parë dhe përfundoi sot. Sipas tij administrata e Ramës ka premtuar tapi dhe leje për hotele. Ai shtoi s e të gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Noka shtoi se në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro.

“Celibashi e pohoi me gojë që në Shqipëri kush fiton e vendos Rama. 6157 votuesve iu mohua e drejta për të votuar. Që këtu Rama e ka përcaktuar gjithçka.Këtu ka të patën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë duke shantazhuar dhe kërcënuar”, tha ai

“E gjithë administrata është këtu, duke dhënë tapi, duke premtuar leje për hotel apo gjëra të tjera. Gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro. Të gjithë janë në terren, në fund do mblidhen provat”, shtoi Noka.

Scroll to Top