Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Mësohet se shqiptarinë orët e mëngjesit të së shtunës në tregun e perimeve të Larisës ka dhunuar pronarin e një biznesi. Më tej bëhet me dije se shqiptari ishte punonjës në biznesin e 45-vjeçarit. Sherri ka ndodhur mes dy burrave ku për pasojë është plagosur pronari.
Siç raporton onlarissa.gr, ende nuk dihet se pse ka ndodhur sherri mes punonjësit dhe pronari e cila çoi në përplasje fizike mes tyre. Për pasojë, 45-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Universitar të Larisës. Ngjarja u raportua në polici e cila është në kërkim të autorit me origjinë shqiptare.