Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se J.D 43 vjeç, M.Ç 38 vjeç dhe E.B 28 vjeç, i janë gjetur në automjetet e tyre ushqime, naftë dhe mallra të tjera të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.
Për pasojë janë sekuestruar mallrat në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ J. D., 43 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij dhe në një subjekt (lavazh) që kishte në përdorim, u gjetën produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
▪︎ M. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën një sasi nafte dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
▪︎ E. B., 28 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e ti u gjetën një sasi nafte dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.