JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjikuria pranon humbjen: Por beteja për Himarën vazhdon!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kandidati humbës i garës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka reaguar duke pranuar humbjen dhe falënderuar ata që iu bashkuan në fushatën elektorale.

Gjikuria akuzon qeverinë për “metoda antidemokratike”, dhe për manipulim të listës së zgjedhësve, ndonëse nuk paraqet ndonjë provë për akuzat e tij.

Ai flet për “beteja” të humbura, dhe për të tjera beteja që sipas tij e presin Himarën.

Reagimi i plotë i Gjikurisë:

Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

Scroll to Top