Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur axhensia në katin e dytë të një pallati.
Si pasojë e shpërthimit ka marrë lëndime një grua e cila u dërgua në spital.
Në vendngjarje një mjet zjarrfikëse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
‘Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.