Zbulohen parcela me drogë në Pogradec, e pëson keq “kopshtari”

Editor
2 Min Read

Një 31-vjeccar ka rënë në pranga në Pogradec në fshatin Tallë. Sipas policisë, i riu dyshohet se ishte përgjegjës për mbjelljen e 610 bimëve narkotike, kanabis. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Kontroll intensiv i territorit, në kuadër të planit operacional anticannabis të koduar “Territor i pastër”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tallë. Asgjësohen 610 bimë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intesifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.

Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë për përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *