Cristiano Ronaldo nuk po vendos më objektiva afatgjata, me portugezin që ka refuzuar të tregojë nëse do të luajë deri në të 40-at.
Duke pasur parasysh se ai është tashmë 38 vjeç dhe nuk po tregon asnjë shenjë të plakjes, gjasat janë që pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë duke luajtur në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa vite, për sa kohë që ai qëndron larg nga dëmtimet.
Ronaldo ka vazhduar të jetë protagonist kryesor për ekipin arab Al-Nassr këtë sezon, ndërsa ai ka ka kapur shifrën e 125 golave për Portugalinë, teksa luajti rol kyç në kualifikimin për në EURO 2024.
Ronaldo u tha gazetarëve kur u pyet për planet e tij të ardhshme: “Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time, si në nivel personal ashtu edhe në atë profesional, që më bëjnë të mendoj më shumë në afat të shkurtër në ditët e sotme.
Njerëzit thonë se do të luaj deri në moshën 40 ose 41 vjeç. Unë nuk i vendos këto objektiva. Është një çështje vetëm për të shijuar momentin, i cili është një moment i mirë. Ndjehem mirë. Trupi im po i përgjigjet mënyrës se si e kam trajtuar gjatë viteve. Jam i lumtur si në klubin tim ashtu edhe në kombëtare. Kam shënuar shumë gola, ndihem në formë të mirë fizikisht”, ka thënë ylli luzitan.about:blank
Ronaldo thuhet se ka shprehur gatishmërinë për të luajtur në Kupën e Botës 2026, e ku në atë kohë do të jetë 41 vjeçar, teksa ai njihet për aftësinë e tij për ta mbajtur formën fizike në nivel, ndërkohë që përpiqet përgjithmonë për përmirësim të vazhdueshëm.