JiL.al - Jeto i Lumtur

A duhet të hiqet ligji i luftës për Greqinë? Përgjigjet Fredi Beleri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eurodeputeti Fredi Beleri ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur ndër të tjerat edhe për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, një ligj i cili ka qenë në fuqi që në 1940.

I pyetur nëse duhet të hiqet ky ligj, Beleri tha se lidhur me këtë çështje ka debate nëse ekziston apo jo ai ligj, pasi në 87 është vendosur që ligji të hiqet. Megjithatë ai shtoi se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

“Ligji i luftës për mua de facto nuk ekziston. Me vendimin e Këshillit të Ministrave në 87 nuk ekziston. Është një debat i madh ligjor ekziston apo nuk ekziston, nuk e di çfarë pasoje juridike, por për mua është një gjë që do zgjidhet shumë shpejt. Nuk ka të bëjë fare me mashtrimet që thonë disa hiperpatriotë të çamëve që nëse do hiqet ligji i luftës do marrim pasuri. Nuk ka fare të bëjë me këtë”,-tha Beleri.

Scroll to Top