A e uroi Zhaklin Lekatari? Rrëfehet Arbër Hajdari

Editor
2 Min Read

Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother Vip 3”, tregoi për ndjesinë e të qenurit prind dhe eksperiencën e tij për herë të tretë si opinionist në këtë “reality show”.about:blank

“Kam 48 orë që jam bërë baba. Më kanë filluar ato të dridhurat e para, shpresojë të reflektojë sa më mirë te unë. Ia uroj të gjithë atyre njerëzve që janë akoma beqarë. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. E kisha me të dëgjuar por e përjetova shumë mirë”, shprehet ai.

Më parë, Hajdari ishte shprehur se nuk do të merrte pjesë më në “Big Brother Vip” si opinionist, ndërsa sot tregon pse ndryshoi mendje.

“Kam rimarrë ftesën dhe e kam pranuar sepse mendoj që Big Brother, që ka një audiencë të madhe të shërbejë për të promovuar apo kritikuar dhe uroj që Banorët të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të tregojnë kush janë dhe vlera qytetare dhe intelektuale”, tha ai.

Këtë edicion, në krah të tij si opinioniste, do të jetë Ori Nebiaj, për të cilën u shpreh se mendon që do të kenë një marrëdhënie të mirë.

“Orin e njoh edhe më parë, mendoj që do shkojë mirë, jam njeri që lidhem shpejt me njerëzit dhe gëzoj respekt si për dy opinionistet ashtu edhe për Orin”, u shpreh Arbëri, ndërsa tregoi se nga dy ish-opnioneistet Balina Bodinaku dhe Zhaklin Lekatari, kjo e fundit e ka uruar për sezonin e ri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *