
\KOSOVA- Qytetarët e Kosovës më 12 tetor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në 38 komunat e vendit. Përveç atyre që votuan brenda territorit të Kosovës, të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe personat që ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, i cili ka bërë të ditur se të gjithë të paraburgosurit që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, kanë pasur mundësi ta realizojnë këtë të drejtë ligjore. Sipas tij, procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, duke garantuar ushtrimin e të drejtës demokratike për secilin të paraburgosur që ka kërkuar të votojë.
“DHSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në objektin e paraburgimit të DHSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje,” thuhet në përgjigje.
Megjithatë, Gjykata Speciale nuk ka dhënë informacione se kush prej të paraburgosuve e ka ushtruar të drejtën e votës.
“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të ofrojmë informacion se cilët nga të paraburgosurit kanë votuar”, thuhet në përgjigjen e Doyle