JiL.al - Jeto i Lumtur

Adriana Kalaja ka një thirrje për Ramën e Ballën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit të Apelimit, ka bërë një thirrje publike sot nga selia e Rithemelimit lidhur me arrestimin e protestuesve që morën pjesë në tubimin e djeshëm para bashkisë së Tiranës.  Kalaja i bëri thirrje, krerëve të narkoshtetit siç i cilësoi ajo Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, që të lirojnë protestuesit e ndaluar, pasi “në një valë terrori policesk në orët e vona të natës, narkopolicia e Rama-Ballës përndoqi dhe arrestoi të rinjtë që protestuan dje kundër kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj, para bashkisë së kryeqytetit.”

“Ata arrestuan në Lushnjë, – tha znj. Kalaja, –  anëtarin e kryesisë së PD, dega Laprakë, Franc Kaloshin dhe e mbajnë në qelite e narko-komisariatit të Fierit.  Po kështu prej dje ne mesditë mbahen pa asnjë shkak, në kushte çnjerzore në narko-komisariatin Nr 1. në Tiranë, aktivistët e shquar të FRPD, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues, si një akt kriminal, antikushtetues të urdhëruar nga Rama-Balla, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesmarrjen në betejën pa kthim dhe për qendrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla.

Patronazhistët e Taulant Ballës gjithashtu u infiltruan mes protestuesve dje duke filmuar dhe provokuar qytetarët e mbledhur kundër korrupsionit dhe vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Patronazhistët e Rilindjes, pas mbarimit të protestës kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve. Disa prej tyre i kanë shoqëruar në polici, disa të tjerë nuk kanë arritur pasiiI kanë penguar qytetarët që u kanë dalë zot.
Partia Demokratike dënon përdorimin e Policisë së Shtetit si kope patroanzhistësh dhe zagarë anti-opozitarë.
Ne i kemi emrat, fotot, target dhe identitetet e tyre, dhe ata do të pëgjigjen të gjithë, bashkë me padronët e tyre, për mohimin e dhunshëm të një prej të drejtave themelore të njeriut, asaj të protestës, për dhunën dhe provokimin e ushtruar ndaj njerëzve të opozitës dhe qytetarëve të lirë.

Raprezalja e policëve civilë apo e patronazhistëve të paraqitur si policë kundrejt opozitarëve, është në stilin komunist të Rilindjes, është një atentat që i bëhet të drejtës për tubim dhe protestë.

E përsërim thirrjen që të lirohen të gjithë të ndaluarit të cilët i konsiderojmë të burgosur politikë të regjimit.

I falenderojmë të gjithë qytetarët që na u bashkuan dje, dhe i sigurojmë se asnjë patronazhist, civil apo me uniformë, nuk na pengon që dordolecët e kalbur që kanë në krye t’ua hedhim në Lanë, në ujrat e zeza të Tiranës, për ta shpëtuar Shqipërinë nga e zeza që ka veshur maskën mavi të Rilindjes.
Do të jemi sërish bashkë përballë Bashkisë dhe kundër hajdutëve. Më të fortë, më të vendosur, më të bashkuar. O sot, o kurrë!”

Scroll to Top